AMTP 2027: Zgjatet Afati për Titujt e Pronësisë

Në Kuvend është depozituar një projektligj që parashikon shtyrjen e afatit për pajisjen me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) deri më 31 dhjetor 2027. Ndryshimi prek personat që, sipas ligjit 7501/1991, kanë të drejtë mbi një sipërfaqe toke bujqësore, por nuk arritën të bënin aplikimin brenda afatit fillestar gjashtëmujor, i cili skadoi në nëntor të vitit 2020.

Çfarë Ndryshon dhe Kush e Propozoi

Nisma është depozituar nga deputeti Vullnet Sinaj (qarku Vlorë) dhe ndryshon ligjin nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”. Sipas relacionit shoqërues, dritarja fillestare gjashtëmujore ishte tepër e shkurtër dhe la jashtë procesit mijëra familje — kryesisht për shkak të mungesës së informacionit ose qëndrimit të gjatë jashtë vendit. Nëse projektligji miratohet, çdo person që përfiton ligjërisht sipas ligjit 7501/1991 por nuk ka aplikuar ende, do të mund të rifillojë procesin pranë bashkisë përkatëse brenda afatit të ri, deri më 31 dhjetor 2027.

Hapat e Procedurës

  • Verifikimi fillestar mbi pronën — paraqisni certifikatën familjare të 1 gushtit, 1991 për të verifikuar nqs. jeni ose jo banor i fshatit përkatës.

  • Krijimi i dosjes për pronën — certifikata familjare, certifikatat përkatëse sipas kategorisë, plani I rilevimit ose genplan nga topografi.

  • Plani i Rilevimit — matja e saktë e ngastrës dhe hartimi i planit të rilevimit sipas standardit zyrtar.

  • Dorëzimi i kërkesës pranë bashkisë ose drejtorisë vendore të ASHK-së.

  • Verifikimi dhe miratimi, përfshirë kontrollin në terren dhe krahasimin me të dhënat kadastrale ekzistuese.

Pse Plani I Rilevimit Është I Rëndësishëm

Plani i rilevimit zë vend qëndror, pasi është ai që përcakton nëse dosja pranohet apo jo nga ASHK-ja:

  • Standardi teknik është kusht, jo formalitet — një matje jashtë standardit shkakton refuzim ose kërkesë për ripunim.

  • Parandalon mbivendosjet — identifikon që në fillim çdo konflikt kufiri me prona fqinje, para se të bllokojë procesin muaj të tërë.

  • Mbështet kompetencat e reja të bashkive — një prone e matur ne terren sipas faktik e dokumentuar saktë e thjeshton vërtetimin e sipërfaqes që i përket ligjërisht pronarit.

  • Mbron titullin afatgjatë — redukton rrezikun e mosmarrëveshjeve gjatë shitjes, hipotekimit apo trashëgimisë.

Te AZ GEO SOLUTIONS kryejmë rilevimin topografik sipas standardeve zyrtare të ASHK-së, verifikojmë kufijtë e sipërfaqes dhe asistojmë në kompletimin e dokumentacionit. Për më shumë informacion na kontaktoni.

Pyetje të Shpeshta (FAQ)

  • Kur përfundon afati i ri për aplikimin e AMTP-së? Sipas projektligjit të depozituar, afati i propozuar është 31 dhjetori i vitit 2027, në rast se ligji miratohet.

  • A duhet ta bëj planin e rilevimit edhe nëse e kam AMTP-në? Po. AMTP-ja vërteton të drejtën fillestare mbi tokën, por vetë regjistrimi kadastral kërkon një plan rilevimi të përditësuar dhe në përputhje me standardin aktual, pavarësisht se kur është lëshuar akti origjinal.

Previous
Previous

Legalizimi 2026: Afati 2028, Procedura dhe Kostot

Next
Next

Mbivendosja Kadastrale: Pse Ndodh dhe Si Zgjidhet