SHërbime Topografike Profesionale
Ne ofrojmë shërbime topografike në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë: gen plane, plane rilevimi për leje ndërtimi, piketime objektesh, planimetri, regjistrim pasurie, ndarje pasurie, matje volumesh dhe rilevim me dron.
Shërbimet Topografike
Lexoni më poshtë shërbimet që ofrojmë në studion tonë:
-
Nëpërmjet konsulencës ne ju këshillojmë për cështjet e pronësisë si dhe procedurat administrative të të gjitha llojeve.
-
Gjendja faktike e pronës, e matur dhe e vendosur në koordinata shtetërore. Kërkohet nga ASHK për regjistrim, ndarje, bashkim, hipotekë dhe legalizim.
-
Matja dhe pozicionimi i pronës në terren, identifikimi i pronës dhe i elementeve të terrenit, si: rrugë, trotuare, pemë, gropë peme, kanale, gardhe, kuneta, banesa, godina etj..
-
Dokument që shërben për të përcaktuar kufijte e pronës, objektet egzistuese dhe përdoret për regjistrime fillestare si dhe bashkim/ ndarje pasurie.
-
Vizatim teknik i hapësirave të ndryshme, si: njësi shërbimi, apartamente, banesa, garazhe, etj.
-
Vendosja e pikave në terren dhe realizimi i projektit arkitektonik të aprovuar paraprakisht nga Bashkia ose AZHT.
-
Bazuar nga matja faktike në terren, identifikojmë probleme të tilla si: mbivendosje parcele ose prone, pozicionimi i gabuar i pronës, objekteve/ banesave të ndodhura mbi të - dhe i japim zgjidhje.
-
Matje pronash, si: truall, arë, pyll, kullotë, etj. për ndarje ose bashkim pasurie.
-
Krijimi i dosjes së plotë për procedurën e legalizimit të objektit ose pronës suaj.
-
Nëpërmjet matjeve në terren ose specifikimit të pronës suaj nga zyra, ju mundësojmë krijimin e dosjes dhe ndjekjen e procedurës deri në marrjen e certifikatës së pronësisë, hartës treguese dhe kartelës së pasurisë.
-
Për investitorët: Kemi marrëveshje me pronarë që janë të gatshëm ta ofrojnë pronën e tyre për zhvillim.
Për pronarët: Ne ju sigurojmë investitorë të besueshëm në treg për të zhvilluar pronën tuaj.
Profesionalizëm Cilësi Transparencë Eksperiencë Besueshmëri Saktësi
Profesionalizëm Cilësi Transparencë Eksperiencë Besueshmëri Saktësi
AZ Geo Solutions është kompania juaj e besuar për zgjidhje profesionale, të bazuara në cilësi, saktësi dhe përkushtim ndaj çdo klienti.
Ne kombinojmë ekspertizën tonë me një qasje transparente, duke ju ofruar zgjidhje të përshtatura që sjellin vlerë të qëndrueshme për projektet tuaja.
Vleresime nga
klientë
Rezervoni një Konsulencë me ne
Për të rezervuar një takim/ konsulencë me ekipin tonë - plotësoni formën në të djathtë, ose na kontaktoni në:
Tel: +355 69 574 7079
Email: azdralla@gmail.com

